Bashkia Kamëz i refuzon rindërtimin e banesës sepse nuk është pronare, nuk i japin ndihmën ekonomike
Banesa KAMËZ- Semiha Xhani, banore e Paskuqanit në Kamëz është ankuar në emisionin Fiks Fare se nuk po merr ndihmë ekono...
Qytetari kreu të gjitha procedurat dhe iu drejtua njësisë administrative nr. 6, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe IKMT për prishjen e objektit.
TIRANË- Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në zonën “Misto Mame”, tek pallatet Çabej, për problematikën e qytetarit Astrit Maci, i cili është bashkëpronar në një ndërtesë 4-katëshe, e ndërtuar prej vitesh dhe e certifikuar. Ai tregoi se vlera e shtëpisë ka shkuar 400 mijë euro dhe nga tërmeti i vitit 2019 u shpall me dëmtim Ds5, që do të thotë rrezikshmëri e lartë.
Qytetari kreu të gjitha procedurat dhe iu drejtua njësisë administrative nr. 6, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe IKMT për prishjen e objektit. Gjithashtu mori lejen e ndërtimit dhe do të merrte vlerën 80 milionë lekë të vjetra për rindërtim. Edhe pse ka kërkuar prishjen, ende nuk ka gjetur zgjidhje, pasi i kanë thënë se duhet ta prishë vetë. Firmat ndërtuese nuk ia kanë marrë përsipër pasi ka ngjitur banesa të tjera.
Sot në ndërtesën e braktisur flenë të pastrehë ose shkojnë përdorues të lëndëve narkotike. Atje ka shiringa të shpërndara, mbetje ushqimore duke e kthyer ndërtesën në vatër infeksioni. Dy ditë pas transmetimit të emisionit, njëri prej përdoruesve të lëndëve narkotike ka ndërruar jetë në këtë godinë të rrezikshme në moshën 36-vjeçare.
Vëllai i viktimës: Më duket se e ka gjetur policia. Ne rrinim këtu, flinim këtu se s’kishim ku flinim. Më përpara flinim aty poshtë.
Gazetarja: Edhe ti strehoheshe këtu?
Vëllai i viktimës: Po! Me atë rrija këtu, me atë flija, e ruaja. I thosha ik vizitohu, “jam mirë” ia bënte, që të shtrohej se nxirrte gjak nga goja.
Gazetarja: Ishte përdorues i lëndëve narkotike vëllai?
Vëllai i viktimës: Më përpara po.
Gazetarja: Prej sa kohësh strehoheshit këtu?
Vëllai i viktimës: Këtu kemi dy vjet.
Gazetarja: Sa vjeç ishte vëllai?
“Stop” iu drejtua bashkisë së Tiranës që tha se për shkak të rrezikshmërisë së objektit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile i ka drejtuar shkresë IMT-së për të iniciuar shembjen e ndërtesës. Më pas, IMT në varësi të buxhetit do të veprojë ose do të kërkojë ndihmë nga një kompani e specializuar për ndërhyrje.
Marrë nga Tv Klan
Banesa KAMËZ- Semiha Xhani, banore e Paskuqanit në Kamëz është ankuar në emisionin Fiks Fare se nuk po merr ndihmë ekono...
GI-TOC GJERMANI- Vlerësimet e fundit të IFF-ve në Ballkanin Perëndimor nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Tra...
Targat e vjedhura KLOS- Banorët e fshatrave Shkallë e Xibër-Murrize në Bashkinë e Klosit kanë denoncuar vjedhjen e targave t&...
Aksident FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Rroskovec. Mësohet se një makinë në zonë...
Balona TIRANË- Historiani Auron Tare ka sjell në kohë një shkrim për tentativën e Ali Pashë Tepelenës për t&eu...
Arben Pjeçi DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e nënkomisarit të Durrësit Arben Pjeçi...
Arben Pjeçi DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e nënkomisarit të Durrësit Arben Pjeçi...
Arben Pjeci DURRËS- Fotoja e mësipërme është e nënkomisarit në Policinë e Durrësit që u vetevra ditë...
DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për vetëvrasjen e nënkomisarit Arben Pjeçi në zyrën e...
DURRËS- Nënkomisari në Policinë e Durrësit është vetëvrarë në rajon pasditen e sotme. Mësohet se A...