Politike

"Vendi është i bukur"/ Rama nga Madridi: Duhet të nxisim turizmin luksoz

Sipas Ramës, turistët kur vijnë në Shqipëri thonë që nga Shqipëria i pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe siguria.

24 Janar 2024, 18:15 Nga h.k
"Vendi është i bukur"/ Rama nga Madridi: Duhet të
Edi Rama

MADRID-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt për të gjithë vizitorët. Ai ka thënë se panairin kushtuar turizmit në Spanjë se asnjë vizitor nuk ka pasur probleme, pasi në vendin tonë miku trajtohet si Perëndi.

Sipas Ramës, turistët kur vijnë në Shqipëri thonë që nga Shqipëria i pëlqejnë njerëzit, ushqimi dhe siguria.

Rama: Më duhet të them se sot na u afruan grupe te tjera spanjolle, tanimë nuk e kanë më problem të përfytyrojnë të investojnë në Shqipëri. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin, dhe të vendosim një ekuilibër mes të tashmes dhe së ardhmes, një ekulibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi me nevojën për të ruajtur natyrën. Ne jemi bekuar me një vend i cili në një sipërfaqe shumë të vogël, është besoj, një vend shumë i larmishëm. Në këtë hapësirë shumë të vogël përmban 2 dete, 9 lumenj, shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të os rënë viktimë e një turizmi masiv”

edi rama

Sondazh

Poll