Politike

Noka: Kryefjalë e mbledhjes sot, përshkallëzimi i protestës dhe aksioni i opozitës

Noka tha se çështja e bashkimit të opozitës është një çështje e mbyllur dhe se kryefjalë e takimit të sotëm është përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit të tyre.

24 Janar 2024, 15:01 Nga M.B
Noka: Kryefjalë e mbledhjes sot, përshkallëzimi i protestës
Flamur Noka

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Nola ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. Noka tha se çështja e bashkimit të opozitës është një çështje e mbyllur dhe se kryefjalë e takimit të sotëm është përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit të tyre. Ai shtoi se në çdo mbledhje diskutojnë agjendën së javës së Kuvendit dhe aksionit opozitar.

“Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është cështje e mbyllur. Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në rrugën e Shpresës. Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit. E gjithë strategjia e deputeteve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”, tha Noka.

flamur noka pd

Sondazh

Poll