Politike

I shoqëruar me ministra dhe kryebashkiakë, Rama udhëton me charter drejt një panairi ku asnjë homolog i tij nuk është i pranishëm

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë panair, është se vendet pjesëmarrëse prezantohen nga agjenci të ndryshme turizmi ose nga biznese private të lidhura me turizmin. 

24 Janar 2024, 15:44 Nga DOSJA
I shoqëruar me ministra dhe kryebashkiakë, Rama udhëton me
edi rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra dhe kryebashkiakë kanë nisur sot një vizitë pune dy-ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid 2024”.

Sot u bë çelja e Panairit Ndërkombëtar nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohen diversitetet turistike të vendeve pjesëmarrëse. Pas fjalimit në mënyrë honorifike, Mbreti Felipe është larguar nga ambientet ku po zhvillohet panairi. 

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë panair, është se vendet pjesëmarrëse prezantohen nga agjenci të ndryshme turizmi ose nga biznese private të lidhura me turizmin. 

Ndërkohë kryeministri i vendit tonë ka vendosur të udhëtojë drejt Spanjës personalisht, me avionin e tij charter, i shoqëruar nga ministrat Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, si dhe kryetarët e bashkive Gjirokastër, Durrës, Lezhë e Shkodër, për të marrë pjesë në një panair ku asnjë nga homologët e tij nuk është i pranishëm.

Siç shihet edhe nga fotot e postuara në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit, pavioni i Shqipërisë është i vetmi që përfaqësohet nga politikanë me pushtet të lartë, teksa pavionet e tjera përfaqësohen nga operatorë turistikë. 

edi rama fitur madrid 2024

Sondazh

Poll