Politike

Rezoluta e PE-së për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Theksohet nevoja për gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të vërtetë të opozitës

Sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore i cili pritet të mblidhet ditën e premte, Bardhi e konsideroi këtë si një farsë nga ata që bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.

24 Janar 2024, 14:13 Nga I.A
Rezoluta e PE-së për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Theksohet nevoja
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet të adresojë të gjitha problematikat që janë hasur prej kohës në zgjedhje bazuar në rekomandimet e forta të OSBE-ODIHR. Bardhi tha se opozita nuk do të lejojë zhvillimin normal të mbledhjeve derisa të plotësohen kushtet e tyre. Sa i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore i cili pritet të mblidhet ditën e premte, Bardhi e konsideroi këtë si një farsë nga ata që bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.

"Duke mbajtur në konsideratë misionin e OSBE, ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe peridotitet që përfshijnë, eliminimin e shitblerjes së votes, intimidimin e administratës dhe votuesve. Theksohet nevoja për një gjithëpërfshirje dhe një përfaqësim të vërtetë të opozitës, dhe kemi vendosur të ridërgojmë edhe njëherë besueshmërinë kushtetuese dhe rregulloren kuvendit, të vullnetit të deputetëve të opozitës, të përfaqësuesve të tyre në komisionin bipartizan të reformës zgjedhor. Tradita është që opozita dhe mazhoranca nuk duhet të kenë vetëm numër të barabartë por vullneti i njërës palë nuk duhet t’i vendoset një pale tjetër. Kjo është edhe kërkesa e deputetëve të opozitës. Vijimi i farcës duke ripërsëritur korporatat e 2020, të një reforme të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten, nuk është gje tjetër veçse një fasade e atyre që për 22 muaj e bllokuan dhe i mundësuan Edi Rames zgjedhjet e 14 majit, që OSBE/ODHIR, i ka cilësuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri. Mos u tallni është thelbi i deklaratës, por vendosni në axhendë atë që është problematike," tha Bardhi.

gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll