Politike

Pas Gonxhes, një tjetër emër nga DPSHTRR bëhet pjesë e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga viti 2019, Lira Pipa ishte pjesë e stafit të DPSHTRR, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.

24 Janar 2024, 17:56 Nga r.ll
Pas Gonxhes, një tjetër emër nga DPSHTRR bëhet pjesë e
kryeministria

TIRANË- Pas Bledi Gonxhes, një tjetër emër nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, është bërë pjesë e Ministrisë së krijuar së fundmi asaj të Ekonomisë, Kulturës dhe Inoivacionit. 

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që Lira Pipa të jetë emri që do të mbajë postin si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kujtojmë se në krye të kësaj ministrie është emëruar, Bledi Gonxhe, i cili më herët mbante postin e kryetarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nga viti 2019, Lira Pipa ishte pjesë e stafit të DPSHTRR, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.

VENDIMI:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

lira pipa

Sondazh

Poll