Politike

Në dorë të Senatit/ Parlamenti në Itali miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Nëse Senati miraton marrëveshjen, e vetmja pengesë që mund ta rrëzojë marrëveshjen është Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

24 Janar 2024, 13:43 Nga I.A
Në dorë të Senatit/ Parlamenti në Itali miraton
Rama dhe Meloni

ITALI- Dhoma e deputetëve miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Marrëveshja tani pritet që të shqyrtohet në Senat për miratim dhe më pas pritet që të hyjë në fuqi. Nëse Senati miraton marrëveshjen, e vetmja pengesë që mund ta rrëzojë marrëveshjen është Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Marrëveshja u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ndërsa u bë publike disa ditë më vonë. Rama u angazhua që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare. Por kjo marrëveshje, u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe u krahasua me planin e Qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan që u vlerësua i jashtëligjshëm nga Gjykata Supreme britanike.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

edi rama giorgia meloni marreveshja me italine per emigrantet

Sondazh

Poll