Politike

Çështja Gërdeci/ Mediu del nga GJKKO: Të gjithë duhet të dëshmojnë, të zbardhet e vërteta e ngjarjes

Duke folur për gazetarët, Mediu ka theksuar se shpreson që të gjithë dëshmitarët të paraqiten në gjykatë dhe të dëshmojnë për ngjarjen. Po

24 Janar 2024, 12:53 Nga I.A
Çështja Gërdeci/ Mediu del nga GJKKO: Të gjithë duhet
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se procesi gjyqësor deri më tani ka treguar se ai nuk ka bërë asnjë veçse ka zbatuar ligjin. Duke folur për gazetarët, Mediu ka theksuar se shpreson që të gjithë dëshmitarët të paraqiten në gjykatë dhe të dëshmojnë për ngjarjen. Po ashtu ai ka theksuar se kjo është në interes të zbardhjes së të vërtetës.  

"Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar”, tha Mediu.

Kujtojmë se më 15 mars 2008 rreth mesditës ndodhi një shpërthim masiv në objektin e çmontimit të armëve në Gërdec. Shpërthimet vijuan për disa orë, ku 26 persona ndërruan jetë dhe rreth 300 u plagosën. Ky shpërthim shkatërroi pasurinë e 5.829 personave, duke shkaktuar dëme materiale në shumën 2.141.343.616 lekë (lekë) sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes.

fatmir mediu ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll