Aktualitet

U gjet i masakruar në pyll, zbardhet autopsia e 39-vjeçarit shqiptar: Goditja në shpinë ishte fatale, shkaktoi gjakderdhje të brendshme në gjoks

Sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes ishte një goditje e vetme fatale në shpinë.

24 Janar 2024, 14:19 Nga N.F
U gjet i masakruar në pyll, zbardhet autopsia e 39-vjeçarit
Bledar Dedja

ITALI- Disa ditë pasi u gjet i masakruar në pyll është zbardhur edhe autopsia e kryer në trupin e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja. Sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes ishte një goditje e vetme fatale në shpinë. Goditja është cilësuar e fuqishme e cila ka sjellë që të shkaktohet gjakderdhje e brendshme në gjoks.

Hipoteza e një grabitjeje të gabuar është përjashtuar, pasi 39-vjeçarit i gjetën portofolin dhe celularin brenda makinës, 100 metra larg trupit. Në celular po kërkojnë të dhëna për një lidhje të mundshme jashtëmartesore që mund t’i ketë kushtuar jetën shqiptarit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të 39-vjeçarit përmes mesazheve dhe telefonatave për të gjurmuar personin ose personat me të cilët ai duhej të takohej pasditen e së shtunës.

Arma e vrasjes nuk është gjetur ende ndërsa dyshohet se mund të jetë një thikë e madhe. Pista në të cilën po fokusohen aktualisht hetuesit është ajo e një krimi pasioni. Vendi ku u gjet trupi i Dedjes është një zonë e frekuentuar zakonisht nga çiftet ndërsa është edhe mundësia që ai të ketë kryer marrëdhënie seksuale pak para sulmit fatal. 

bledar dedja vrasje itali autopsi

Sondazh

Poll