Aktualitet

DETAJE/ Zbarkimi në OSHEE, çfarë sekuestruan agjentët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK

Po ashtu SPAK ka sekuestruar dokumente të vlefshme për hetimin dhe kompjutera të operatorëve dhe të përgjigjësve të tyre.

24 Janar 2024, 12:47 Nga I.A
DETAJE/ Zbarkimi në OSHEE, çfarë sekuestruan agjentët e
SPAK

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera nga nga aksioni i mëngjesit të sotëm në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuetruar celularin e administratorit të FSHU në OSHEE, Elton Sevrani. Po ashtu SPAK ka sekuestruar dokumente të vlefshme për hetimin dhe kompjutera të operatorëve dhe të përgjigjësve të tyre.

SPAK po heton për një skemë ku hiqeshin debitorët nga sistemi. Bëhet me dije se operatorë të OSHEE-së kundrejt ryshfetit, fshinin qytetarët që ishin debitorë. Skema që po hetohet nga SPAK është bërë në vitin 2021.

spak ne oshee elton sevrani

Sondazh

Poll