Aktualitet

Aksident i rëndë në Athinë, humbin jetën dy të rinj, njëri prej tyre dyshohet se është shqiptar

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:05 kur motoçikleta e të rinjve ka humbur kontrollin duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

24 Janar 2024, 13:47 Nga N.F

 

Aksident i rëndë në Athinë, humbin jetën dy të
Foto ilustruese

 

GREQI- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë ku kanë humbur jetën dy persona ku dyshohet se njëri prej tyre është shqiptar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:05 kur motoçikleta e të rinjve ka humbur kontrollin duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Sipas mediave greke dy të rinjtë po qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar si dhe nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit. Viktimat janë Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare. Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar, raportojnë mediat greke.

 

aksident greqi plagosje

Sondazh

Poll