Aktualitet

U shpall fajtor për fshehje pasurie/ Gjyqtari Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg, dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove

Ky dënim ka ardhur pasi Hajdari pasi ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat.

24 Janar 2024, 13:35 Nga N.F

 

U shpall fajtor për fshehje pasurie/ Gjyqtari Ardian Hajdari dënohet
Ardian Hajdari

TIRANË- Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg. Ky dënim ka ardhur pasi Hajdari pasi ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat.

Gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove. Ish-gjyqtari i Kolegjit të Apelimit u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022. Ish-anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

 

arjan hajdari spak burg sherbim prove

Sondazh

Poll