Aktualitet

I shpallur në kërkim për transport emigrantësh, vihet në pranga 31-vjeçari në Gjirokastër

Po ashtu i janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe 1900 euro që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale. 

24 Janar 2024, 12:45 Nga E.d
I shpallur në kërkim për transport emigrantësh, vihet
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një 31-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për transport të paligjshëm emigrantësh. I riu me iniciale Gj. L. banues në Shkodër gjatë arrestimit i është gjetur 1 leje drejtimi dhe 1 kartë identiteti të falsifikuara. Po ashtu i janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe 1900 euro që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale. 

Njoftimi i policisë

Në këtë kuadër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër kanë ndaluar për kontrolle, shtetasin Gj. L., të cilit i kanë gjetur 1 leje drejtimi dhe 1 kartë identiteti, të dyshuara të falsifikuara, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1900 euro që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor për transportimin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, rast i cili u godit nga Policia e Gjirokastrës, më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj.

Në përfundim të veprimeve procedurale u vu në pranga shtetasi Gj. L., 31 vjeç, banues në Shkodër, si dhe iu sekuestruan sendet e kundërligjshme që kishte me vete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

policia e gjirokastres

Sondazh

Poll