Aktualitet

Dhunuan për motive pronësie të moshuarin, arrestohet 56-vjeçari në Lezhë, procedohet edhe djali i tij

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur dhe goditur me send të fortë fqinjët për shkak të konflikteve për motive pronësie.

24 Janar 2024, 12:57 Nga N.F
Dhunuan për motive pronësie të moshuarin, arrestohet

LEZHË- Pas plagosjes së moshuarit në Lezhë policia ka reaguar ku ka bërë më dije se ështe arrestuar një 56-vjeçar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur dhe goditur me send të fortë fqinjët për shkak të konflikteve për motive pronësie. Gjithashtu mësohet se është proceduar edhe djali i të arrestuarit.

I plagosur ka mbetur Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhes. I moshuri  ka marrë dëmtime në kokë dhe krah. Kola tregoi se mosmarrëveshjet me bashkëfshatarin ishin të vjetra ndërsa shtoi se kërkon ndërhyrje nga shteti.

Njoftimi i plotë:

Kanosën dhe goditën me send të fortë, fqinjët, për shkak të konflikteve për motive pronësie, arrestohet 56-vjeçari dhe procedohet penalisht djali i tij.Menjëherë pas kallëzimit të 68-vjeçarit Kol Ndreca, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, Simon Ndreca, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi Lek Prenga, 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Zef Prenga, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë).

lezhe dhunim arrestim

Sondazh

Poll