Aktualitet

Ibrahim Lici në kërkim për vrasje, babai i tij nga SPAK: U mora në pyetje si person në dijeni

Djali i tij, Ibrahim Lici, i cili dyshohet për vrasjen e Endri Mustafës, ndodhet në arrati.

24 Janar 2024, 13:19 Nga M.B
Ibrahim Lici në kërkim për vrasje, babai i tij nga SPAK: U mora
Mustafa Lici

TIRANA- Babai i të dyshuarot për vrasje, Ibrahim Licit, Mustafa Lici, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje. Djali i tij, Ibrahim Lici, i cili dyshohet për vrasjen e Endri Mustafës, ndodhet në arrati.

“U mora në pyetje si person në dijeni”, ka thënë Mustafa Lici pasi ka dalë nga SPAK.

Më parë, Ibrahim Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij per vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojne sipas tij se ka qene ne Tirane ne momentin e vrasjes. Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior.

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

mustafa lici ibrahim lici

Sondazh

Poll