Aktualitet

FOTOT/ Me pankarta në duar kundër marrëveshjes së emigrantëve, qytetarët protestë para Gjykatës Kushtetuese

Protestuesti po mbanin pankarta në duar dhe u shprehen se Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës.

24 Janar 2024, 12:57 Nga N.F
FOTOT/ Me pankarta në duar kundër marrëveshjes së
Pamje nga protesta

TIRANË-Qytetarë nga Lezha janë mbledhur ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në protestë për të kundërshtuar marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët. Protestuesti po mbanin pankarta në duar dhe u shprehen se Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës.

Kjo protestë vjen pasia ata kundërshtojnë ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Gjithashtu ata janë shprehur se Shqipëria nuk mund t’ua garantojë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë Bashkimi Europian.

“Thjesht nuk mund t’ua garantojnë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë BE-ja”, tha një protestuese.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

 

emigrante proteste gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll