Aktualitet

Morën me qira apartamentin për ta kthyer në magazinë droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Ata kishin marrë me qira një apartament ku magazinonin drogën.

24 Janar 2024, 12:13 Nga M.B
Morën me qira apartamentin për ta kthyer në magazinë droge,
Foto ilustruese

GREQI- Dy 21-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Irakleo të Kretës, pasi janë kapur me drogë. Edhe pse jetonin bashkë me prindërit, ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën. Së pari është kapur në rrugë një prej tyre dhe më pas është arrestuar edhe tjetri.

Policia greke iu sekuestroi atyre 3.1 kilogramë marijuanë, 104 gramë kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor që shërbente për shpërndarjen e drogës. Hetimet janë kryer edhe në shtëpitë e prindërve të tyre ku janë konfiskuar gjithsej 9500 euro, para që u atribuohen atyre personalisht.

greqia droga shqiptare

Sondazh

Poll