Aktualitet

Parkoi makinën larg banesës përshkak të dëborës, të riut i vjedhin "Benz"-in në Mat

Mësohet se ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Mat.

24 Janar 2024, 12:01 Nga N.F
Parkoi makinën larg banesës përshkak të dëborës,
Foto ilustruese

MAT- Një pronar i një automjeti tip "Benz" ka denoncuar ditën e sotme vjedhjen e makinës së tij. Mësohet se ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Mat.

Një banorë i këtij fshati kishte parkuar automjetin pak larg banesës pasi rruga kishte dëborë e nuk shkonte deri në shtëpi. Kur ai është zgjuar në mëngjes ka vënë re që automjeti nuk ishte aty ku e kishte lënë. Pronari i mjetit me inicialet V.S. ka bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë Mat dhe kërkon që t’i gjendet automjeti.

mat vjedhje makine

Sondazh

Poll