Sport

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Lumë kritikash për rojen e sigurisë: “Fut duart tek gjoksi dhe të pasmet e grave” - Video

Turneu po mbahet në Bregun e Fildishtë dhe video është postuar nga një gazetar afrikan

23 Janar 2024, 23:56 Nga DOSJA
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Lumë kritikash për rojen e

AFRIKE - Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gazetari afrikan Osasu Obayiuwana, në të cilën shihet një nga punonjësit e sigurisë duke prekur gjoksin dhe të pasmet e grave për t'i lejuar ato të hyjnë në stadium, ka shkaktuar bujë. 

Kupa e Kombeve të Afrikës po zhvillohet në Bregun e Fildishtë që prej datës 13 janar dhe do të përfundojë më 11 shkurt dhe deri tani ka tërhequr vëmendjen për arsye jo futbollistike. 

Redaktori nigerian ndan videon së bashku me një pyetje: "Si mund të mendojnë autoritetet e Bregut të Fildishtë që kjo është në rregull?" Videoja u bë shpejt virale dhe u luajt në faqet kryesore në mbarë botën. 

Shumë përdorues të Twitter theksojnë se oficeri që bën kontrollin është një grua, por shumica po “kritikojnë” për metodën e kontrollit. Disa media shkruajnë për video - turp dhe zell të tepruar. 

Megjithatë, pak ditë më parë, të paktën tre persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në Guinea gjatë festimeve të premten e kaluar për fitoren 1-0 të kombëtares ndaj Gambisë.

Njerëzit që shikojnë Kupën e Kombeve të Afrikës nuk po flasin vetëm për futbollin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll