Sport

VIDEO/ Leo Messi del për darkë me miqtë dhe paguan 920 euro për një biftek... të cilin e ndan me Antonelën, gruan e tij…

Ylli argjentinas ishte në 'Papi Steak' me Luis Suarez, Jordi Alba dhe aktoren kolumbiane Sofia Vergara.

23 Janar 2024, 18:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi del për darkë me miqtë dhe paguan 920 euro

SHBA - Lionel Messi po shijon jetën në Miami dhe gjatë fundjavës ka dalë për darkë me miqtë dhe një aktore të njohur të Hollivudit.

Sipas shtypit ndërkombëtar, argjentinasi i Inter Miamit ka shkuar në restorantin luksoz ‘Papi Steak’ me bashkëshorten e tij, Antonela Rocuzzo dhe miqtë Luis Suarez dhe Jordi Alba, i shoqëruar nga partneret e tyre përkatës. Në grup përfshihej edhe aktorja kolumbiane Sofia Vergara, 51 vjeçe, e cila madje ndau një foto në rrjetet sociale.

Dalja e yllit dhe miqve të tij në Miami u raportua shumë. Në Argjentinë tregohet çdo detaj i restorantit; Faqja e internetit “TMZ” zbulon se të ftuarit nuk kanë kursyer asnjë shpenzim dhe se Messi ka paguar një mijë dollarë (rreth 920 euro) për një biftek, të cilin e ka ndarë me Antonelën.

Ylli argjentinas tani ka shoqërinë e miqve në Inter Miami, të cilët bënë histori me të në Barcelonë. Pas Jordi Alba dhe Sergio Busquets, edhe Luis Suarez, nënshkroi për klubin e David Beckham. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll