Sport

Superliga evropiane projekton të fillojë në 2025: tani janë gati 20 skuadra "të përgatitura" dhe 30 "pothuajse të bindura"

Anas Laghrari, një nga përgjegjësit e garës, thekson se ndeshjet “mund të fillojnë nesër”…

23 Janar 2024, 18:40 Nga DOSJA

Superliga evropiane projekton të fillojë në 2025: tani janë

FRANCE - Anas Laghrari, një nga personat kryesorë përgjegjës për krijimin e Superligës Evropiane, siguroi se tashmë janë njëzet ekipe “të përgatitura dhe shumë të motivuara” për të marrë pjesë në atë kompeticion, si dhe 30 të tjera “pothuajse të bindura”.

Duke folur për gazetën ‘Ouest-France’, Laghrari tha, se Superliga është duke ecur aq mirë saqë ndeshjet “mund të fillojnë nesër”. Objektivi kryesor, shton ai, është të fillojmë në shtator 2025 me skuadrat më të mira në Evropë, duke përfshirë edhe ato angleze.

Përveç këtyre garancive, Laghrari, i cili nuk zbuloi emrat e ekipeve të përfshira, theksoi gjithashtu se disa prej stemave që publikisht ishin kundër projektit, në fakt po e mbështesin privatisht dhe janë të gatshëm të marrin pjesë.

“Ne nuk mund të japim emra (të pjesëmarrësve) që të mos i ekspozojmë ata në UEFA”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll