Sport

VD/ Lustraxhiu dhe takimi me Endrick: "Kur ndeza Wi-Fi e celularit, s’mund ta besoja"...

Burri punon në një aeroport në Rio de Zhaneiro dhe atje u takua me yllin atje...

23 Janar 2024, 19:05 Nga DOSJA

VD/ Lustraxhiu dhe takimi me Endrick: "Kur ndeza Wi-Fi e celularit,

BRAZIL - Michel Barreto punon lustraxhi prej 20 vitesh, në aeroportin “Santos Dumon”, në Rio de Zhaneiro. Afërsisht dy javë më parë, ai u befasua nga një gjest bujar prej Endrick, sulmuesi i ri i Palmeiras tashmë i përkushtuar ndaj Real Madridit, që ai kurrë nuk do të harrojë.

Historia e tij tregohet nga llogaria TikTok 'Embaixada' dhe nga 'Globo Esporte', e cila përmend protagonistët. Michel Barreto udhëton 60 kilometra me autobus çdo ditë për në aeroport dhe zakonisht qëndron në zonën e zbarkimit të pasagjerëve. Dhe në vrullin e mbërritjeve atje, ai pret që dikush të ndalojë pranë kutisë së tij për të lustruar këpucët.

"Isha në “vendin” e punës kur pashë një turmë, ishin lojtarët e kombëtares që po vinin. Endrick zbriti, një fëmijë ndaloi dhe bëri një foto me të. Kështu që shkova edhe unë atje: 'Mirëmëngjes, a mund të bëj një foto me ty?', kujton lustraxhiu.

Futbollisti, vetëm 17 vjeç, ra dakord për foton dhe filloi bisedën me burrin. "Michel mbërriti me gjithë përulësi. Unë u ndala për të folur, ai më tregoi historinë e tij të jetës, më tregoi për familjen e tij, vajzat e tij të vogla dhe sa mundohet që të fitojë bukën e përditshme",- ka treguar sulmuesi, cituar nga 'Globe Sports'.

Michel Barreto i tregoi ndërkombëtarit brazilian fotot e tre vajzave të tij, dy, katër dhe gjashtë vjeçe dhe më pas u befasua. "Unë jam i vërtetë, i tregova familjen time. Dhe më pas ai tha: "Më jep numrin tënd të telefonit. I dhashë numrin dhe e falënderova. Më pas, kur futbollisti u largua, unë ndeza Wi-Fi e aeroportit, sepse nuk kisha lekë në celular dhe kur e pashë... Zoti im ishin 1000 reale (rreth 184 euro)! Nuk mund ta besoja! Tre femijë, qeraja për shtëpi... Kur desha për ta falënderuar, ai tashmë ishte larguar”.

Burri që punonte si lustraxhi, dukej shumë i prekur nga gjesti i yllit, tha se ai fiton nga 14 deri në 22 euro në ditë, duke shkëlqyer këpucët e pasagjerëve në aeroport.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll