Sport

Empoli afron një tjetër futbollist shqiptar!

Adi Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15.

23 Janar 2024, 19:17 Nga DOSJA
Empoli afron një tjetër futbollist shqiptar!

ITALI - Një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare (aktualisht luajnë Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi).

Këtë të martë me klubin toskan ka firmosur mbrojtësi i ri dhe i talentuar Adi Kurti, që kuptohet fillimisht do të inkuadrohet në ekipin e të rinjve.

Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15.

Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali. Kujtojmë që në klubin toskan u formua një nga lojtarët më të njohur të Kombëtares Shqiptare: Elseid Hysaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll