Sport

Në Angli, sulmuesin Mason Greenwood e shohin pranë nënshkrimit me Barcelonën…

Sulmuesi anglez po performon në një nivel të lartë gjatë huazimit te Getafe dhe në vendin e tij theksojnë se hapi i tij i ardhshëm në karrierë do të jetë veshja e fanelës së Barçës.

23 Janar 2024, 17:52 Nga DOSJA
Në Angli, sulmuesin Mason Greenwood e shohin pranë nënshkrimit me

ANGLI - Sulmuesi anglez Mason Greenwood (22 vjeç) po tregon një nivel të shkëlqyer te Getafe, skuadër ku është i huazuar deri në fund të sezonit nga Manchester United. Në Angli theksojnë edhe një here, se paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr interesin e Barçës për të nënshkruar me të verën e ardhshme. 

Pasi kaloi një sezon e gjysmë larg ekipit të “Old Trafford”, për shkak të një episodi dhune gjinore,  Greenwood po tregon talentin e tij me Getafen dhe tashmë ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në 19 ndeshjet që ka luajtur nën drejtimin e José Bordalás. 

Pavarësisht huazimit të tij të suksesshëm, Manchester United është i hapur për një transferim në verë. Në këtë skenar, gazeta 'The Sun' siguron se Barça do të ishte skuadra më e mirë për të nënshkruar me Mason Greenwood në sezonin e ardhshëm dhe se vetë futbollisti do të ishte në disponim për të veshur fanelën e Barçës. 

Informacioni i lartpërmendur tregon gjithashtu se oferta e Barcelonës do të përfshijë një sërë variablash në varësi të ndeshjeve që luan Greenwood dhe thirrjeve të tij të mundshme me ekipin anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll