Sport

Një tjetër shqiptar tek Konyaspor i Sokol Cikalleshit!

Kalimi te Konyaspor është një hap i rëndësishëm në karrierën e Et’hemi që prej disa vitesh po bën paraqitje mbi mesataren te Istanbulspor, pjesë e të cilës u bë në vitin 2021. Në këtë sezon, Et’hemi është aktivizuar në 16 ndeshje me Istanbulspor duke shënuar edhe një gol.

23 Janar 2024, 23:50 Nga DOSJA
Një tjetër shqiptar tek Konyaspor i Sokol Cikalleshit!

TURQI - Valon Et’hemi do t’i bashkohet Sokol Cikalleshit te Konyaspor në Superligën turke. Sulmuesi anësor do të kalojë në radhët e Konyaspor falë formulës së huazimit nga Istanbulspor, një operacion që pritet të kapë vlerën e 200 mijë eurove.

170 mijë është paga që Konyaspor do t’i paguajë 26-vjecarit ndërsa Et’hemi mund të përfitojë edhe 30 mijë të tjera në formën e bonuseve. Nëse Et’hemi ia del që të shkëlqejë në radhët e Konyaspor, atëherë këta të fundit kanë të drejtën për ta blerë kartonin e futbollistit shqiptar për shifrën e dy milionë eurove.

Kalimi te Konyaspor është një hap i rëndësishëm në karrierën e Et’hemi që prej disa vitesh po bën paraqitje mbi mesataren te Istanbulspor, pjesë e të cilës u bë në vitin 2021. Në këtë sezon, Et’hemi është aktivizuar në 16 ndeshje me Istanbulspor duke shënuar edhe një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll