Sport

Cristiano Ronaldo është dëmtuar, sauditët e Al Nassr shtyjnë turneun në Kinë… (video)

Ylli portugez, i cili është në qendër të vëmendjes së tifozëve kinezë, ka dhënë një konferencë për shtyp, ku ka shprehur keqardhjen që nuk mundet të luajë.

23 Janar 2024, 18:12 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo është dëmtuar, sauditët e Al Nassr

ARABIA SAUDITE - Al Nassr nuk do të luajë ndeshjet që kishte planifikuar për nesër dhe të dielën e ardhshme në Kinë, për shkak të dëmtimit të Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez, i cili është në qendër të vëmendjes së tifozëve kinezë, ka dhënë një konferencë për shtyp, ku ka shprehur keqardhjen që nuk ka mundur të luajë. 

"Siç e dini në futboll ka gjëra që nuk mund t'i kontrolloni. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë dëmtime, kështu që jam shumë i trishtuar, sepse Al Nassr dhe unë erdhëm për të shijuar këtë turne. Unë kam ardhur këtu edhe nga 2003 apo 2004, këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”,- tha CR7.

Al Nassr lëshoi ​​një deklaratë, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي النصر السعودي (@alnassr)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll