Politike

PAMJET/ Deputet e Opozitës bllokojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore

Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

19 Janar 2024, 10:57 Nga I.A
PAMJET/ Deputet e Opozitës bllokojnë Komisionin për Reformën
Pamjet

TIRANË- Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, deputetët janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mbidhet ditën e sotme për herë të parë pas 2 vitesh. Dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Ndërkohë që përfaqësuesit e Opozitës kanë kërkuar që të ndryshojë bashkëkryetarin e këtij komisioni dhe në vend të Alibeajt të vendosin Oerd Bylykbashin.

 

 

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll