Politike

Ulsi Manja: Zgjedhja e dhomave të arbitrazhit, problem i palëve, çështjet e humbura vijnë me kosto financiare

Manja u shpreh se informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje e ka avokatura e shtetit.

19 Janar 2024, 10:38 Nga I.A
Ulsi Manja: Zgjedhja e dhomave të arbitrazhit, problem i palëve,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në lidhje me çështjen e Arbitrazhit. Në një deklaratë për mediat, Manja ka deklaruar se çështjet e humbura nga Shqipëria vijnë me një kosto financiare, por nuk dha shifra konkrete. Manja u shpreh se informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje e ka avokatura e shtetit.

“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot. Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është çështje e palëve. Vendosin vetë se ku do ti zgjidhin. Nuk është një çështje e prere me thikë. Rast pas rastit është çështje e vullnetit të palëve. Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë," tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll