Sport

Rapidi prezantoi katër blerjet e tij: midis tyre ish-sulmuesin Florent Hasani të Tiranës

Rapid i Bukureshtit organizoi të enjten një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi “blerjet” e dimrit.

18 Janar 2024, 18:16 Nga DOSJA

Rapidi prezantoi katër blerjet e tij: midis tyre ish-sulmuesin Florent

RUMANI - Damjan Gjokoviç, Florent Hasani, Ermal Krasniqi dhe Borisav Burmaz kanë nënshkruar këtë dimër me skuadrën rumune të Rapidit, ndërkohë që sot janë prezantuar para shtypit në një konferencën, ku kanë shprehur edhe mbresat e para të tyre.

Si kundër shihet, midis tyre është edhe Florent Hasani, ish-sulmuesi i bardhebluve të Tiranës, i cili u shpreh: “Jam i lumtur që jam te Rapidi. Vendosa me zemër të jem këtu. Mendoj se kemi një ekip me cilësi. Do të luftojmë për vendet e para. 

Duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe mendërisht. Nesër do të luajmë për të fituar. Ne do të japim 100%. Atmosfera është fantastike këtu”,- tha ish-sulmuesi i bardhebluve të Tiranës, njëherësh edhe “Këpuca e Artë” e futbollit shqiptar sezonin e kaluar.

Rapidi prezantoi katër blerjet e tij: midis tyre ish-sulmuesin Florent

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll