Aktualitet

Një vit më parë i vranë të birin/ Tritol banesës së Gazmir Kosiqit në Maqellarë, plagoset djali tjetër (Foto+Emri)

8 Nëntor 2019, 13:26 Nga DOSJA
Një vit më parë i vranë të birin/ Tritol banesës

Dibër- Një shpërthim lënde eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë të Dibrës. Policia bën me dije se tritoli është hedhur brenda rrethimit të banesës së shtetasit, Gazmir Kosiqi, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha.

Po ashtu, mësohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur Ismail Kosiqi, ndërsa shembja e murit të stallës së bagëtisë ngjitur me banesën shkaktuar ngordhjen e katër kuajve.

Ndërkohë, Gëzim Kosiqi një vit e gjysmë më parë humbi djalin Elsi Kosiqin 32 vjeç pasi ja vranë në pragun e shtëpisë. Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi një person të dyshuar një ditë më vonë.

 

 

Sa i përket shpërthimit të sotëm, ende nuk dihen motivet nëse kanë të bëjnë po me të njëjtën ngjarje të ndodhur me 20 Mars të vitit 2018.

Edhe pse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, apo që në këtë ngjarje pati një 27 vjeçar të plagosur, Policia e Dibrës e mbajti të fshehtë, duke mos e raportuar jo vetëm në media, por as në faqen zyrtare të policisë së shtetit. Mbulimi i kësaj ngjarjeje të rëndë për familjen Kosiqi, është një akt tjetër i rëndë ndaj tyre.

Një vit më parë Gazmir Kosiqit, i kanë vrarë djalin në derën e shtëpisë, Elsi Kosiqin. Për këtë ngjarje është arrestuar Mahmut Gega. Pista kryesore e vrasjes së 32-vjeçarit ishte se  ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Si ndodhi vrasja: 

Elsi Kosiqi, u ekzekutua pas mesnatës  së 21 marsit të 2018 në derën e shtëpisë në Dibër.  Ai u ekzekutua me armë rreth orës 01:30 pas mesnatës në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë. Ai sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe u vra kur po mbyllte portën e shtëpisë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja kallashnikovi.

J.V, A.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elsi kosiqi gazmir kosiqi plagoset ismail kosiqi tritol banesës në maqellarë elsi kosiqi gazmir kosiqi plagoset ismail kosiqi tritol banesës në maqellarë

Sondazh

Poll