Aktualitet

Merrnin 600 euro nata/ Shkatërrohet grupi shqiptar i prostitucionit në Itali, me ‘çimka’ në Polici, tutori 25-vj

8 Nëntor 2019, 12:29 Nga DOSJA
Merrnin 600 euro nata/ Shkatërrohet grupi shqiptar i prostitucionit në

ITALI– Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohet se shfrytëzonte të reja nga Shqipëria për prostitucion. 

Shqiptari ishte shpallur në kërkim që prej korrikut të vitit 2018 pasi i kishte shpëtuar operacionit të Policisë “Gjenerata e Re” dhe ishte nisur menjëherë drejt vendlindjes. Ai pas thuajse një viti pasi udhëtoi nga Tirana drejt Torinos, atje u identifikua nga autoritetet e aeroportit, u arrestua dhe iu dorëzua policisë së Astit.

Grupi hetimor kishte identifikuar 11 persona që bashkëpunonin për të shfrytëzuar si prostituta me dhjetëra vajza shqiptare dhe deri më tani janë arrestuar katër të tjerë, që në mungesë të 25-vjeçarit kryenin rolin e tutorit.

Në pranga ranë dy 33-vjeçarë, një 29-vjeçar dhe një vajzë 28 vjeçe, të gjithë shqiptarë. Nga Policia u identifikuan më shumë se 12 vajza të ardhura nga Shqipëria, ku më e vogla sapo kishte mbushur 18 vjeçe.

SI FUNKSIONONTE RRJETI

Aktiviteti i prostitucionit zhvillohej në zonën e Astit, në shtëpi të siguruara nga tutorët apo edhe në apartamentet e klientëve, kur rastet ishin me porosi. Banda ishte aq e sofistikuar saqë kishte një rrjet të brendshëm spiunazhi që e informonte për çdo rast ku Policia mund të dyshonte tek ta. 

Secila nga vajzat grumbullonte nga 500 deri në 600 euro fitim në ditë, dhe ditët më fitimprurëse ishin ditët e para të javës, kjo pasi në fundjava klintët kalonin kohë me familjet e tyre dhe jo me to.

Përkthyer nga Atnews.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari tutor ne itali arrestohet shqiptari ne itali shqiptari tutor ne itali

Sondazh

Poll