Aktualitet

Trenat nuk kanë naftë/ Linja Vorë-Hani i Hotit prej 4 ditësh jashtë funksionit (FOTO)

8 Nëntor 2019, 12:39 Nga DOSJA
Trenat nuk kanë naftë/ Linja Vorë-Hani i Hotit prej 4 ditësh

Shkodër- Treni i pasagjereve të linjës Vorë-Hani i Hotit ka disa ditë që ka ndërprerë punën dhe nga institucionet nuk ka asnjë njoftim për këtë vendim. Pasagjerët nuk kanë qenë të informuar dhe madje kanë dalë në stacion për të marrë trenin.  Dosja.al mëson se arsyeja e kësaj situate është se nuk ka naftë për trenat.

Drejtori rajonal i linjës Vorë- Hani i Hotit, Mustafa Peçi për këtë çështje u shpreh se nuk ishte në dijeni të arsyes së mungesës së trenave pasi sipas tij janë të tjerë ata që merren me këtë punë. Por theksoi se trenat nuk lëvizin prej ditësh.

Nëse i hedhim një sy terrenit në stacionin e trenit në Ishëm, biletaria është e mbyllur pasi tren nuk ka. Sipas orarit te afishuar treni duhej te ishte ne stacionin e Ishmit ne orën 08 e 51 të mëngjesit, por prej 4 ditësh asnjë tren nuk ka kaluar aty.

Foto nga stacioni në Ishëm:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet linja vorë-hani i hotit trenat pa naftë linja vorë-hani i hotit trenat pa naftë

Sondazh

Poll