Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Krimet e Rënda e lanë në burg, Redjan Rraja kërkon lirinë me çdo kusht

8 Nëntor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Krimet e Rënda e lanë në burg,

TIRANË– I vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, Redjan Rraja ka kërkuar lirinë. 

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” ditën e djeshme, sot avokati i tij mbrojtës Besnik Çerekja e ka ankimuar vendimin në Apel. 

34-vjeçari i njohur me pseudonimin “Dara” akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. I plagosur gjithashtu mbeti edhe Landi Muharremi, një person me precedentë penalë, ndërsa shoferi i Ndojës, Andi Maloku ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja

Sondazh

Poll