Aktualitet

Në sitën e Vettingut edhe nën/drejtori i Përgjithshëm SHÇBA-së, Komisioni i Vlerësimit: Ka pasuri të ligjshme (VD)

8 Nëntor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Në sitën e Vettingut edhe nën/drejtori i Përgjithshëm

Tiranë- Ditën e sotme nën/drejtori i  Përgjithshëm SHÇBA-së Adriatik Ago ka dalë para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Në seancën e sotme pa praninë e kamerave u mësua se Ago ka pasuri të ligjshme.

“Subjekti ka bërë deklarim të saktë për 2 apartamente që zotëron. Një e ka blerë nga komunlja, njëra bërë shtesë pallati. Deklarim të sakte për automjetin 2.500 euro ‘Fiat Croma’. Deklarim të saktë për apartamentin e dhuruar nga prindërit si pjesë takuese. Deklarim të saktë të burime të ligjshme për llogari bankare prej 1.5 milionë lekë. Ka burime të ligjshme, nuk ka fshehje, në lidhje me figurën nuk ka të dhëna për procedime penale ndaj subjektit apo të dhëna për kontakte me të inkriminuar, nuk ka denoncime nga publiku.

Nuk ka asnjë çrregullim psikologjik që do të cenonte veprimtarinë e punës. Ka formim në shkollën e policisë dhe atë të juridikut nisur prej ’70 deri në vitin 1990. Gradat deri në nivelin drejtues i ka fituar në mënyrë të ligjshme. Nuk ka asnjë masë disiplinore” , është shprehur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në seancën e sotme.

Sot Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu pasi ky i fundit kishte probleme me pasurinë. Ai u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik ago komisioni i jashtëm i vlerësimit nis vettingu në polici adriatik ago komisioni i jashtëm i vlerësimit nis vettingu në polici

Sondazh

Poll