Aktualitet

Sulmuan me gurë 4 punonjës të IKMT-së dhe një punonjës policie, arrestohet banori i Astrit, 7 të tjerë në kërkim

8 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Sulmuan me gurë 4 punonjës të IKMT-së dhe një

Tiranë- Nga Policia është arrestuar një person dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se goditën me sende të forta 4 punonjës të IKMT-së dhe një efektiv policie, shefin e Specialistëve Policimit në Zonë,  Qani Lami.

Njoftimi i Policisë:

Sipas policisë, paraditen e djeshme në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, rreth orës 10:45 këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Pas ngjarjes autorët janë identifikuar nga pamjet filmike, teksa njëri prej tyre, Sh.S. 50 vjeç është arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë janë në kërkim; J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe E.D., 35 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Ditën e djeshme IKM njoftoi se banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet punonjesi i ikmt protesta tek astiri dhunohet punonjesi i ikmt protesta tek astiri

Sondazh

Poll