Aktualitet

Mjeku Agron Dogjani ngre alarmin: Në spitalin e Traumës ka mungesë doktorësh, vendi rrezikon të ngelet pa bluza të bardha

8 Nëntor 2019, 12:58 Nga DOSJA
Mjeku Agron Dogjani ngre alarmin: Në spitalin e Traumës ka

Tiranë- Largimi i mjekëve një shqetësim në vend. Mjeku Agron Dogjani  dhe njëkohësisht Presidenti i Shoqatës së Traumës ka ngritur alarmin se në spitalin e Truamës nuk ka mjaftueshëm doktorë.

“Kemi mungesë mjekësh në Spitalin e Traumës. Të shtohen kapacitetet në spitalin e Traumës. 40 mijë trauma në vit vetëm në spitalin e Traumës. 100 deri në 150 raste në ditë.  Shqipëria është 5 deri në 6 herë më keq se Kroacia”, është shprehur ai në një deklaratë për mediet, pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

Ai ka theksuar se tani është momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjekë.

Shumë mjekë janë larguar nga vendi drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera të Europës për kushte më të mira pune. Madje janë shumë të larta edhe aplikimet në ambasadën gjermane në vendin tonë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron dogjani largimi i mjekëve agron dogjani largimi i mjekëve

Sondazh

Poll