Aktualitet

Arrestohet i riu në Kakavijë, Policia: Tentoi të ndihmonte një grua të kalonte kufirin me pasaportë me vula të falsifikua

8 Nëntor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Arrestohet i riu në Kakavijë, Policia: Tentoi të ndihmonte

KAKAVIJË- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akzuoeht se ka ndihmuar një shtetase tjetër që të kalonte kufirin me Greqinë në mënyrë të jashtë ligjshme. Sipas informacioneve bëhet me dije se shtetasi me inicialet R. L., u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases me incialet B.V.

Më tej shtohet se nga kontrollet është konstatuar se në pasaportën e shtetases B.V. janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

NJOFTIM I PLOTË

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari falsifikimi i dokumenteve kalimi i paligjshem ne kufi pika kufitare kakavije arrestohet 23 vjecari falsifikimi i dokumenteve kalimi i paligjshem ne kufi pika kufitare kakavije

Sondazh

Poll