Politike

Berisha ankimoi vendimin "arrest shtëpie" dhe kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, caktohet gjyqtarja e çështjes në Apel

Iliriana Olldashi do të jetë gjyqtarja që do të trajtojë ankimimet e Berishës. 

17 Janar 2024, 09:43 Nga r.ll
Berisha ankimoi vendimin "arrest shtëpie" dhe kërkoi
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Kryedemokrati ka kundërshtuar masën e vendosur nga GJKKO më 30 dhjetor "arrest në shtëpi". Iliriana Olldashi do të jetë gjyqtarja që do të trajtojë ankimimet e Berishës. 

NJOFTIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar”.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

sali berisha iliriana olldashi

Sondazh

Poll