Politike

SPAK thërret sot për marrje në pyetje Jamarbër Malltezin, avokatët kërkojnë shtyrje të seancës

Përveç Malltezit, SPAK ka kërkuar të marrë në pyetje edhe kreun e Partisës Demokratike, Sali Berisha seanca e të cilit është parashikuar të mbahet nesër. 

17 Janar 2024, 08:51 Nga r.ll
SPAK thërret sot për marrje në pyetje Jamarbër Malltezin,
jamarber malltezi

TIRANË- SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin se do të merret në pyetje si person nën hetim për çështjen “Partizani”. 

Seanca është planifikuar të mbahet sot në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndonëse avokatët e tij kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi u shprehën se nuk mund të jenë të pranishëm. 

Përveç Malltezit, SPAK ka kërkuar të marrë në pyetje edhe kreun e Partisës Demokratike, Sali Berisha seanca e të cilit është parashikuar të mbahet nesër. 

Kujtojmë se gjykata ka vendosur për dyshen masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani". Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

jamarbër malltezi spak

Sondazh

Poll