Politike

Turi në rajon/ Hasani vizitë në Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda e takimeve të ministrit

Ndërkohë ditën e sotme Hasani ndodhet në Maqedoninë e Veriut.

17 Janar 2024, 08:37 Nga N.F
Turi në rajon/ Hasani vizitë në Maqedoninë e Veriut,
Igli Hasani

MAQEDONI- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka vijuar ditën e sotme turin tre ditor të cilin e nisur dje nga Kosova. Ndërkohë ditën e sotme Hasani ndodhet në Maqedoninë e Veriut.

Në axhendën e zbardhur bëhët me dije Hasani do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministrin Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.

Ministri do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Axhenda:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti.

Ministri nisi dje turin treditor nga Kosova ku zhvilloi takime me homologen e tij, Donika Gërvalla ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Hasani gjithashtu takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë vizitës në Kosovë ministri i Jashtëm nuk pati një takim me kryeminsitrin, Albin Kurti pasi ai ndodhej në Davos për forumin ekonomik.

 

maqedoni igli hasani tur 3 ditor

Sondazh

Poll