Politike

Njoftimi i SPAK për t'i pyetur, Gjokutaj: Berisha dhe Malltezi kërkesë për shtyrjen e marrjes në pyetje

Kjo kërkesë ka ardhur pas njoftimit të SPAK ku kanë bërë me dije se Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje. 

16 Janar 2024, 16:18 Nga N.F
Njoftimi i SPAK për t'i pyetur, Gjokutaj: Berisha dhe Malltezi
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka njoftuar se klientët e tij, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë një kërkesë në SPAK ku kërkojnë shtyrjen e marrjes në pyetje. Kjo kërkesë ka ardhur pas njoftimit të SPAK ku kanë bërë me dije se Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje. 

Më tej në njoftim avokati Gjokutaj ka shtuar se kërkesa ka ardhur pasi ai dhe avokati Sokol Mëngjesi nuk mund të jenë prezentë gjatë seancës së marrjes në pyetje për shkaqe objektive pune dhe familjare. Ai gjithashtu shtoi se duke qene se prezenca e avokatit është e domosdoshme për këtë seance ata i janë drejtuar SPAK për shtyrjen e marrjes në pyetje.

Postimi i plotë:

Si mbrojtes i Zotit Sali Berisha ne procesin penal ndaj ti dhe shtetasit Jamarber Malltezi gjithashtu ju vë me dijeni si me poshte!
- Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni!
- Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni!
Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme!
Me respekt Avokatet e Zotit Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi!

genc gjokutaj sali berisha jamarber malltezi

Sondazh

Poll