Politike

Rama e zëvendësoi me Gonxhen, reagon Margariti: Përmbylla misionin tim 5-vjeçar, rrugëtim i jashtëzakonshëm

Po ashtu ajo ka theksuar se ky ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe për këtë i është falenderuese Ramës.

16 Janar 2024, 16:21 Nga I.A
Rama e zëvendësoi me Gonxhen, reagon Margariti: Përmbylla
Blendi Gonxhe dhe Elva Margariti

TIRANË- Ish-Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra dhe e zëvendësoi me Blendi Gonxhen. Me anë të një postimi në Facebook, Margariti shkruan se sot ka përmbyllur misionin e saj 5-vjeçar si Ministre e Kulturës. Po ashtu ajo ka theksuar se ky ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe për këtë i është falenderuese Ramës. Po ashtu Margariti i ka uruar suksese pasardhësit të saj, Blendi Gonxhe. 

Postimi i Plotë:

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste. I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri! Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

elva margariti

Sondazh

Poll