Politike

Gjyqi i Arben Ahmetaj/ GJKKO njofton seancën për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin në 18 Janar

Gjykata ka ftuar të dyja palët që në orën 09:00 të kësaj date të paraqiten për të përballur qëndrimet e tyre në lidhje dyshimet e ngritura nga prokuroria.

16 Janar 2024, 14:04 Nga h.k
Gjyqi i Arben Ahmetaj/ GJKKO njofton seancën për të marrë
Arben Ahmetaj

TIRANË-Në datën 18 Janar, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Gjykata ka ftuar të dyja palët që në orën 09:00 të kësaj date të paraqiten për të përballur qëndrimet e tyre në lidhje dyshimet e ngritura nga prokuroria.

Kjo e fundit thotë se Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje.

Kjo është dosja e parë ndaj ish-ministrit që shkon për gjykim me akuzë të ngritur, teksa ai vijon të jetë nën hetim në një tjetër dosje ajo e inceneratorit me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll