Politike

U dekretuan nga Begaj, ministrat e rinj kryejnë betimin në Presidencë

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe sekretari i qeverisë Ëngjëll Agaçi.

16 Janar 2024, 11:37 Nga r.ll
U dekretuan nga Begaj, ministrat e rinj kryejnë betimin në
tre ministrat

TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e tre ministrave të rinj në kabinetin qeveritar të kryeministri Rama.

Sot kryen betimin në Presidencë ministrat e rinj, Blendi Gonxhja dhe Adea Pirdeni. Ndërsa Ervin Mete do të jetë vetëm ministër i Financave, pasi Ekonomia u shkri me Kulturën dhe Inovacionin. 

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe sekretari i qeverisë Ëngjëll Agaçi.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot Ceremonia e Betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Znj. Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe z. Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

bledi gonxhja adea pirdeni ervin mete

Sondazh

Poll