Politike

Deklaratat e Bashës për Reformën Zgjedhore/ Ambasada amerikane: Takimet nuk janë pjesë e një ndërmjetësimi 

Ambasada thekson se për reformën duhen zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, që në raportin e saj kërkon reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.

16 Janar 2024, 12:00 Nga h.k
Deklaratat e Bashës për Reformën Zgjedhore/ Ambasada amerikane:
Foto ilustruese

TIRANË- Pas deklaratës së Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore, i cili tha se SHBA dhe BE kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Kjo e fundit ka hedhur poshtë këto deklarata, duke sqaruar se takimet me deputetët janë angazhim i përditshmërisë së tyre, ndërsa theksojnë se për reformën duhen zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, që në raportin e saj kërkon reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim,” thuhet në reagimin e SHBA.

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll