Politike

SPAK njofton marrjen në pyetje për Malltezin dhe Berishën, avokatët e kryedemokratit kërkojnë shtyrje të seancës

Lideri i opozitës do të merret në pyetje të enjten, ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme.

16 Janar 2024, 12:45 Nga r.ll
SPAK njofton marrjen në pyetje për Malltezin dhe Berishën,
spak

TIRANË- SPAK ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”. Lideri i opozitës do të merret në pyetje të enjten, ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme.

Avokati i ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi është shprehur nuk mund të jenë të pranishëm. Kërkesën drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e ka konfirmuar për mediat, avokati Sokol Mëngjesi. Sipas tij, kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Kujtojmë se gjykata ka vendosur për dyshen masën e sigurisë "arrest në shtëpi" Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani". Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

sali berisha jamarber malltezi spak

Sondazh

Poll