Sport

Daniele De Rossi kthehet në shtëpi, mund të jetë pasuesi i Mourinhos në stolin e Romës...

Ish-mesfushori është gati t'i japë “OK” Friedkinit edhe përkohësisht, për t'u rivlerësuar në fund të sezonit.

16 Janar 2024, 10:42 Nga DOSJA
Daniele De Rossi kthehet në shtëpi, mund të jetë pasuesi i

ITALI - Pas tërmetit që çoi në shkarkimin e José Mourinhos, tashmë është koha që Roma të shikojë përpara dhe të mendojë për trajnerin e ri. Friedkins nuk duket se kanë asnjë dyshim, trajneri i ardhshëm i verdhekuqve do të jetë Daniele De Rossi. 

Ish-mesfushori është gati t'i thotë “Po” një kontrate deri në qershor, për t'u rivlerësuar më pas dhe mundësisht të konfirmohet në fund të sezonit. Detajet e marrëveshjes mbeten për t'u diskutuar, por rruga duket e qartë: pas 18 sezonesh si lojtar, De Rossi do të takohet me fatin e tij dhe do të ulet në stolin e ekipit të tij të preferuar.

Eksperienca e ish-kapitenit si trajner është mjaft e kufizuar: mes viteve 2021 dhe 2022 ai ishte dy herë në stafin teknik të Mancinit në kombëtare, duke marrë pjesë edhe në ekspeditën fitimtare të “Euro 2020”, por stoli i tij i parë dhe i vetëm ishte ai i Spalit. 

Pasi mori drejtimin nga Venturato në tetor 2022, De Rossi grumbulloi vetëm 3 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje në 16 ditë ndeshjesh, përpara se të zëvendësohej nga Massimo Oddo në shkurt 2023. Ai zyrtarisht mori licencën UEFA Pro në shtator, pasi përfundoi stërvitjen kurs në Coverciano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll