Sport

"The Best" 2023/ Ja si votoi Shqipëria për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit…

Fituesit janë përzgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të të gjithë botës si dhe të një gazetari për çdo vend anëtar në FIFA. Një përqindje iu dha edhe votimeve të tifozëve.

16 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

"The Best" 2023/ Ja si votoi Shqipëria për çmimin e

ANGLI - FIFA zhvilloi të hënën ceremoninë gala për ndarjen e çmimeve tradicionale “The Best”, për të nderuar lojtarët dhe trajnerët, më të mirë të vitit 2023.

Në votimin për trajnerin më të mirë për meshkuj, votat e Shqipërisë kanë qenë identike për podiumin dhe për më tepër, ishin edhe në radhën, e cila në fund rezultoi fituese.

Trajneri Sylvinho, kapiteni Berat Gjimshiti, si dhe gazetari Endi Tufa, kanë votuar të tre në të njëjtën mënyrë: i pari Pep Guardiola, i dyti Luciano Spaleti dhe i treti Simone Inzagi.

Dhe në fakt, në ceremoninë “The Best” 2023, të organizuar nga FIFA, në Londër, Pep Guardiola fitoi në fund trofeun e trajnerit më të mirë, i ndjekur më pas nga dy italianët sipas kësaj renditje.

"The Best" 2023/ Ja si votoi Shqipëria për çmimin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll