Sport

“Euro 2024”, Spalletti: "Ne jemi kampionë, nuk mund të tërhiqemi"...

Fjalët e trajnerit italian: “Do të japim gjithçka kemi për këtë kompeticion”

16 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

“Euro 2024”, Spalletti: "Ne jemi kampionë, nuk mund

ITALI - Luciano Spalletti drejton sulmin e Italisë drejt “Euro 2024”: "Ne jemi kampionët në fuqi, kështu që nuk mund të tërhiqemi, apo të shmangim përgjegjësinë për të bërë më të mirën. Nuk mund të kursejmë as një metër vrapim, duhet të japim gjithçka që kemi". 

Trajneri i kombëtares, në ceremoninë e FIFA-s, si kandidat për çmimit “The Best” 2023, si trajneri më i mirë pas fitimit të “scudetos” vitin e kaluar me Napolin, shtoi: “Disa nga lojtarët e mi tashmë kanë fituar Kampionatin Evropian, dua që ata të transferojnë në grup sjelljen dhe mendimin që duhet pasur për të përballuar një konkurrencë të tillë”.

"Italia duhet të mësohet të luajë gara çdo dy vjet, kampionatet evropiane dhe kupat botërore e kështu me radhë. Dhe ata duhet ta bëjnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse duhet të aspirojnë gjithmonë maksimumin,"- shtoi ai. 

Më pas komplimente për Fariolin, trajnerin e Nices, i cili gjithashtu fitoi një çmim në Maestrelli: “E kam parë ekipin e tij duke luajtur, ai është një trajner i mirë sepse i bën ekipet e tij të luajnë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll