Sport

Çudia në Kupën e Afrikës, prishet audio në mes të himneve dhe ndodh ajo që pak veta e mendonin!

Skuadrat janë rreshtuar në mesin e fushën në pritje të himneve dhe i pari nisi ai i Senegalit. Por ai u mbyll para kohe pas një problemi në altoparlantë që i dha fund muzikës. Megjithatë, kënga u çua deri në fund nga tifozët e Senegalit, të cilët kënduan me zë të lartë vargjet e mbetura.

15 Janar 2024, 21:10 Nga DOSJA
Çudia në Kupën e Afrikës, prishet audio në mes

AFRIKE - Kupa e Afrikës ka filluar prej pak ditësh me rezultate surprizë, por si gjithmonë edhe me ngjarje të çuditshme. Një e tillë ka ndodhur sot në stadiumin “Charles Konan Banny de Yamoussoukro” në Bregun e Fildishtë, para ndeshjes së fazës së grupeve mes Senegalit dhe Gambias.

Skuadrat janë rreshtuar në mesin e fushën në pritje të himneve dhe i pari nisi ai i Senegalit. Por ai u mbyll para kohe pas një problemi në altoparlantë që i dha fund muzikës. Megjithatë, kënga u çua deri në fund nga tifozët e Senegalit, të cilët kënduan me zë të lartë vargjet e mbetura.

Pak çaste më vonë, i njëjti problem u përsërit edhe me himnin e Gambias, teksa altoparlantët “dhanë shpirt” në mes të ekzekutimit të himnit. Po ashtu si senegalezët, edhe tifozët e Gambias të pranishëm në stadium, çuan deri në fund këngën para fillimit të ndeshjes që përfundoi me shifrat 3-0 për Senegalin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll